LAJMI I FUNDIT Politika

Ndërron jetë babai i Ogerta Manastirliut, postimi prekës i ministres: U prehsh në paqe ba!

Summary

Babai i ministres Ogerta Manastirliu ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë me anë të një postimi në Facebook ku shkruan: “U prehsh në paqe ba”. Nuk dihet se […]

Babai i ministres Ogerta Manastirliu ka humbur betejën me një sëmundje të rëndë. Këtë e ka bërë të ditur vetë ministrja e Shëndetësisë me anë të një postimi në Facebook ku shkruan: “U prehsh në paqe ba”.

Nuk dihet se cila është sëmundja që i mori jetën babait të ministres së Shëndetësisë. Kujtojmë se disa ditë më parë, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj zbuloi se babai i Manastirliut ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ndodhej në betejë me jetën. ”.

“Ka shumë njerëz që mendojnë se jemi prej gome, mund të na shash e të na fyesh dhe ne nuk ndjejmë gjë. Ogerta është një nënë e dy vajzave të mrekullueshme, është një bashkëshorte, është bija e një babai që është i sëmurë dhe në betejë me jetën. Hajde të mos harrojmë njerëzillëkun. Është shumë e rëndë të thuash që po fshihen viktimat.

Paska konspiracion të madh që këtu njerëzit po këputen si lule dhe se merr vesh njeri. Cdo gjë ka masë, kush gënjen por në kohë lufte kur jemi sot, qoftë për një shkollë për Paskuqan apo viktimat që nuk tregohen, duhet të skuqet, duhet të heshtë, të ulë kokën”, tha Veliaj. (A.M/Faxweb.al)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *