Përcaktohet ora dhe stadiumi, ja ku do të zhvillohet “vëllazërorja” Shqipëri-Kosovë
Summary
Kosova dhe Shqipëria do të luajnë një sfidë “vëllazërore” në datën 11 nëntor teksa të dyja kombëtaret do të bëjnë një provë gjenerale para se të luajnë dy sfidat zyrtare për Ligën e Kombeve. Së fundmi, Federata Shqiptare e Futbollit, […]
Kosova dhe Shqipëria do të luajnë një sfidë “vëllazërore” në datën 11 nëntor teksa të dyja kombëtaret do të bëjnë një provë gjenerale para se të luajnë dy sfidat zyrtare për Ligën e Kombeve.
Së fundmi, Federata Shqiptare e Futbollit, ka dhënë edhe detaje për ndeshjen e cila është vendosur të luhet në Elbasan Arena, duke e lënë të lirë impiantin Air Albania për dy ndeshjet zyrtare. Takimi me Dardanët do të startojë në orën 16:00, ndërsa kujtojmë se ndeshjen e fundit miqësore e ka fituar Kosova.
Një takim të cilin Kosova e dominoi për 90 minuta dhe iu imponua kuqezinjve me rezultatin 3-0, teksa në atë kohë trajner i Shqipërisë ishte italiani, Kristian Panuçi.
