S’ka paqe për Interin, tjetër lojtar infektohet me Coronavirus pas ndeshjeve me Kombëtaren
Summary
Futbolli italian është bërë vatër e infektimit nga Covid-19, teksa te Inter edhe Aleksandër Kolarov ka rezultuar pozitiv. Serbi ishte në grumbullim me Kombëtaren, ndërsa nuk u lejua të zbriste në fushë para dy ditësh, zyrtarisht prej një dëmtimi. Pas […]
Futbolli italian është bërë vatër e infektimit nga Covid-19, teksa te Inter edhe Aleksandër Kolarov ka rezultuar pozitiv.
Serbi ishte në grumbullim me Kombëtaren, ndërsa nuk u lejua të zbriste në fushë para dy ditësh, zyrtarisht prej një dëmtimi.
Pas testit të kryer, lojtari doli pozitiv me Coronavirus duke shtuar “dhimbjet e kokës” për trajnerin Conte.
Te Inter më parë ishte infektuar edhe Brozovic, teksa edhe Gagliardini u kthye në shtëpi nga kombëtarja italiane pas simtomave dhe dyshimeve për Covid-19.