Rikthim në futbollin shqiptar, skuadra e njohur kërkon Liridon Latifin
Summary
Liridon Latifi mund të rikthehet sërish në futbollin shqiptar. Mesfushori 27-vjeçar është pjesë e Puskas Akademia në Hungari, por këtë sezon nuk ka zhvilluar ende asnjë ndeshje. Ish-lojtari i Skënderbeut kërkohet nga Drita, skuadra kampione e Kosovës. Drejtuesit e klubit […]
Liridon Latifi mund të rikthehet sërish në futbollin shqiptar. Mesfushori 27-vjeçar është pjesë e Puskas Akademia në Hungari, por këtë sezon nuk ka zhvilluar ende asnjë ndeshje.
Ish-lojtari i Skënderbeut kërkohet nga Drita, skuadra kampione e Kosovës. Drejtuesit e klubit kosovar kanë shfaqur interesim për Latifin dhe lajmi bëhet më dije nga “Zëri.info”.
Për momentin nuk ka ende diçka konkrete, por Drita do të tentojë në merkaton e janarit për të marrë shërbimet e tij e me shumë mundësi në formë huazimi.
Latifi është një emër I njohur për tifozët shqiptar pasi disa sezone më parë ishte pjesë e Skënderbeut duke fituar dy tituj kampion dhe në verën e 2017 la Korçën për t’u transferuar te Puskas Akademi, ndërsa sezonin e fundit u huazua te Sherif Tiraspol, por u kthye sërish në Hungari.