Igli Tare i “zgjat dorën” futbollistit të Kombëtares: Më vjen keq që luan në atë kampionat
Summary
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për Sokol Cikalleshin dhe potencialin që sulmuesi kavajas ka për të luajtur në një tjetër kamponat veç atij turk. Tare për “Ditë e Re” në Ora News ka theksuar se Cikalleshi ka […]
Drejtori Sportiv i Lazios, Igli Tare ka folur për Sokol Cikalleshin dhe potencialin që sulmuesi kavajas ka për të luajtur në një tjetër kamponat veç atij turk.
Tare për “Ditë e Re” në Ora News ka theksuar se Cikalleshi ka punuar pak dhe ka karakteristika të jashtëzakonshme për një tjetër ligë të fortë, duke qenë një vlerë për Kombëtaren kuqezi. Cikalleshi aktualisht aktivizohet me Konyaspor.
“Doja të thoja një shprehje të bukur që ka lidhje me pyetjen që më bëre. “Topi është për të gjithë, por futbolli për pak njerëz”. Me këtë shprehje nënkuptohen shumë gjëra. Unë e kam thënë e para disa vitesh lojtari që më intrigon më tepër është Sokol Cikalleshi.
Është një lojtar që ka karakteristika shumë të mira si futbollist, por për këto karakteristika që ka, ka punuar shumë pak në jetën e tij dhe është gjynah që ta humbasësh karrierën tënde në një kampionat si ai turk.
Me gjithë respektin që kam për kampionatin turk, por ai lojtar duhet të kishte bërë shumë më tepër në karrierën e tij sepse për llojin e tij është një lojtar i cili është shumë i domosdoshëm për Kombëtaren kuqezi, tha Tare.