Bora apo Nevina? Ish-konkurrentja e Përputhen tregon kush është më e mira
Summary
Kur bëhet fjalë për “Përputhen” vëmendje marrin jo vetëm konkurentët, por edhe drejtueset e emisionit, opinionistët dhe të gjithë ato që bëjnë pjesë në produksion. E ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush Luan”, Ina Kollçaku, ish-pjesëmarrëse në sezonin e […]
Kur bëhet fjalë për “Përputhen” vëmendje marrin jo vetëm konkurentët, por edhe drejtueset e emisionit, opinionistët dhe të gjithë ato që bëjnë pjesë në produksion.
E ftuar mbrëmjen e sotme në “Shiko Kush Luan”, Ina Kollçaku, ish-pjesëmarrëse në sezonin e parë të programit, ndër të tjera iu kërkua të bënte një zgjedhje disi të vështirë.
Ina u pyet se cila është një moderatore më e mirë për “Përputhen”, Nevina Shtylla që drejtoi sezonin e parë apo Bora Zemani, që e drejton aktualisht. Përballë saj ishin të ftuarit e skuadrës tjetër të “Shiko Kush Luan”, të cilët duhet të gjenin përgjigjen e saj. Njësoj si ne shumica prej tyre menduan se do të zgjidhte Nevinën, meqë kanë qenë pjesë e të njejtit edicion. Por Ina ka surprizuar duke zgjedhur Borën.