Sport

Milani gjen zëvendësuesin e Zlatan Ibrahimoviç, vjen nga Spanja

Summary

Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë gjithçka Milanit me afrimin e tij te kuqezinjtë dhe e ka bërë këtë skuadër që të ëndërrojë larg, megjithëse me su lmuesin suedez drejtuesit e klubit Italian nuk mund të jenë të qetë. Mosha e […]

Zlatan Ibrahimoviç i ka dhënë gjithçka Milanit me afrimin e tij te kuqezinjtë dhe e ka bërë këtë skuadër që të ëndërrojë larg, megjithëse me su lmuesin suedez drejtuesit e klubit Italian nuk mund të jenë të qetë.

Mosha e madhe e këtij futbollisti bën që trupi mos t’i përgjigjet gjithmonë në mënyrën më të mirë, me dëmtimet e shpeshta që janë makthi më i madh. Teksa pritej rikthimit nga dëmtimi i Ibrahimoviç ka ardhur një tjetër lëndim në stërvitje.

Pra në merkaton e janarit kuqezinjtë do të shohin për një sul mues alternativë. Futbollisti më i përfolur në media është sul muesi serb Luka Joviç.

Ky i fundit do të kujtohet te Reali i Madridit vetëm për problematikat që ka sjellë, por “bingo” që Milani bëri me Theo Hernandez bën që të provohet një tjetër goditje. Fillimisht ekipi Italian kërkon që të marrë sul muesin në huazim dhe më pas për të vendosur rreth blerjes së tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *