100 milionë euro për Cristiano Ronaldon, Juventus përgatit largimin e bujshëm

100 milionë euro për Cristiano Ronaldon, Juventus përgatit largimin e bujshëm

Cristiano Ronaldo do të largohet nga Juventus pas përfundimit të këtij sezoni futbollistik. Siç raporton gazeta spanjolle “Sport”, drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” nuk duan të rrezikojnë për të mbajtur në ekip yllin portugez prej moshës, duke qenë se në shkurt mbush 36 vjeç.

Ata shpresojnë të fitojnë 100 milionë euro për shërbimet e tij, duke mbushur në këtë mënyrë arkën me shumën që harxhuan kur e morën nga Real Madridi. Paga e lartë është një nga arsyet e tjera që kampionët e Italisë mund ta largojnë portugezin. 31 milionë euro në vit janë shumë për “Zonjën e Vjetër” dhe kriza financiare e shkaktuar nga Coronavirusi ka prekur edhe arkën e klubit italian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *