Memphis Depay është drejt largimit nga Lyon. Hollandezi sezonin e shkuar tregoi se ka cilësi në mendje e këmbë, ndërsa pas Barcelonës për shërbimet e tij janë vënë edhe tre klube italiane.
Juventus, Roma dhe Milan intersohen për sulmuesin, ndërsa sipas Mundo Deportivo Barcelona e Koeman është në fazë të avancuar diskutimesh.
Janari është pranë dhe merkato duket e zjarrtë për ish-lojtarin e Manchester United. Në merkaton e verës katalanasit tentuan të afronin lojtarin, ndërsa oferta në drejtim të francezëve ishte jo e duhura.