“Isha në paterica”/ Altin Sulku flet për Noizyn: Do t’ja di për nder gjithë jetën

“Isha në paterica”/ Altin Sulku flet për Noizyn: Do t’ja di për nder gjithë jetën

Këngëtari i njohur Altin Sulku ka folur për projektin e tij më të ri “Ça m’ke bo”, një bashkëpunim me Brikena Asën.

Në një lidhje direkte në emisionin “Abc e Mëngjesit” Altini ka folur dhe për mbështetjen e madhe që ka marrë nga reperi Noizy.

Ai ka treguar se në një moment të errët në jetën e tij dhe në muzikë, ishte Noizy ai që e ndihmoi të ringrihej dhe të vazhdonte me muzikën.

“Suportuesi më i madh i imi ka qenë Noizy. Kam patur fatin dhe nderin që ta kem suport, e kam djalë daje, do ta kisha shumë të vështirë. Pata disa luhatje për disa arsye familjare dhe ishte shumë e vështirë të rifutesha në treg. Por falë Noizyt më ngriti në këmbë, si të thuash isha në paterica dhe më tha vazhdo tani. E ka bërë pothuajse mbi 75 përqind të punës, unë do t’ja di për nder gjithë jetës time“, tha Sulku.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *