Për momentin pa skuadër, Mario Mandzukic mund të përfundojë në La Liga

Për momentin pa skuadër, Mario Mandzukic mund të përfundojë në La Liga

Mario Mandzukic është për momentin një lojtar i lirë pas largimit nga kampionati i Katarit. Sulmuesi kroat nuk ka firmos me asnjë ekip dhe është në pritje të ofertë bindëse.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se ardhmja e tij mund të jetë në Spanjë, në La Liga.

Celta Vigo është skuadra që ka nisur negociatat me Mandzukic duke parë që në 9 javë kampionat kanë marrë vetëm 7 pikë.

Ish-lojtari i Juventusit mund të nisë kështu një aventurë të re në kampionatin spanjoll dhe zyrtarizimi mund të bëhet në ditët në vazhdim nëse palët gjejnë akordin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *