”Shumë i vogël për t’u marrë me të, nuk zuri mend 20 vite pasi ia thyen dhëmbët”, Bleona nuk i ndahet Barbaramos: Si guxon ai të flasë për…

”Shumë i vogël për t’u marrë me të, nuk zuri mend 20 vite pasi ia thyen dhëmbët”, Bleona nuk i ndahet Barbaramos: Si guxon ai të flasë për…

Vijojnë replikat në distancë mes këngëtares Bleona Qerreti dhe analistit Ilir Barbaramo, me të parën që duket se do ti fryjë edhe më shumë zjarrit, pas përplasjes për zgjedhjet në SHBA.

Mori spunto nga një shkrim i gazetarit Ilir Babaramo për presidentin e SHBA-së, Donald Trump, ku kritikonte të gjithë shqiptarët në Amerikë që shpreheshin pro tij, mes të cilëve përmendte edhe këngëtaren Bleona Qerreti, duke e konsideruar pjesë të haremit të tij.

Këngëtarja Bleona Qereti në një intervistë për PolitikOn deklaroi se gazetari në fjalë është një thashethemaxhi me pagesë që nuk zuri mend as pas 20 vitesh që i thyen dhëmbët për të njëjtën gjë.

“Kam kuptuar që fatkeqësisht në Shqipëri njerëzve nëse nuk u flet me gjuhën që kuptojnë nuk arrijnë të kuptojnë gjuhën që u flet ti.Për mua është thjesht një thashethemexhi që paguhet për të shpifur. Nuk dua ti kushtoj më vëmendje. Ja kanë thyer dhëmbët para 20 vitesh për thashetheme dhe më vjen keq që pas 20 vitesh vazhdon të bëjë të njëjtën gjë.

Në momentin që flet me të njëjtin provencialitet që ke folur para 2 vitesh dhe përmend emrin tim për një kategori njerëzisht pjesë e të cilëve nuk kam qenë kurrë do të kem një reagim për këtë. Kur më quan Bleona e klubeve do të reagoj, të gjithë miqtë e mi e dinë se unë jetoj një jetë private shumë të shëndetshme. Nëse kam qenë në lokale, në 90% kam qenë për koncerte.

Ai është shumë i vogël për mua ti kthej përgjigje por duke parë që komuniteti shqiptar në Amerikë ja theu hundët pas 20 vitesh. Si guxon ai të flasë për njerëz këtu që kanë sakrifikuar gjithçka për të ardhmen e fëmijëve të tyre? Nëse juve ju është bërë normale që njerëzit me lekët e drogës bëjnë jetë luksoze që njerëzit normale nuk e përballojnë dot dhe ju duket normale.

Një njeri duhet të dalë dhe t’ju zgjojë nga gjumi. Njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi për veprimet që bëjnë dhe thashethemet që bëjnë. Kur ti paguhesh për të përhapur thashetheme nuk mund lë të pikturosh një pikturë të shrembëruar timen”, u shpreh Qerreti.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *