Arbana Osmani i nxjerr “të palarat” Xhemi Shehut

Arbana Osmani i nxjerr “të palarat” Xhemi Shehut

Arbana Osmani solli në jetë para 1 muaji djalin e saj të dytë dhe shumë shpejt ju kthye normalitetit. Ajo ka nisur sërish shëtitjet me miken e saj të ngushtë, Xhemi Shehun dhe po kujdeset që publiku të mos e ndjejë për asnjë moment mungesën e moderatores.

Xhemi është shkëputur këto kohë nga ekrani, mirëpo Arbana nuk është ndalur asnjë momenti së ndari foto ose video të saj.

Sot Osmani ka publikuar një video në të cilën shihet ulur në një lokal me shoqen e saj dhe thotë: “Shikoni sa e bukur është”, ndërkohë që Xhemi mban kokën ulur.

Më pas ajo ka nxjerrë një video nga makina e Shehut dhe tregon rrëmujën në sediljet e pasme. “Më lërë rehat se s’është dita ime dil vetë. Shi sa e mirë je”, i thotë Xhemi duke qeshur Arbanës.

Epo në fund të fundit askush nuk mundet të t’i nxjerrë më mirë “të palarat” se shoqja e ngushtë dhe këtë gjë e kuptojnë më së miri të gjitha vajzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *