Milan ka arritur marrëveshjen me Brescian për të transferuar në San Siro mbrojtësin 23 vjeçar Andrea Cistana.
Lojtari ka një kontratë me Dallëndyshet deri verën e vitit të ardhshëm, ndërsa Maldini dhe presidenti i Brsecias Celino kanë gjetur gjuhën e përbashkët.
Pas transferimit të Sandro Tonalit, kuqezinjtë marrin një tjetër talent. Në janar pritet të nënshkruhen edhe detajet, teksa deri në përfundimin e kontratës lojtari do të qëndrojë në ekipin aktual.