Këngë me Noizyn? Tayna po përgatit diçka më të madhe

Këngë me Noizyn? Tayna po përgatit diçka më të madhe

Postimet nga i njëjti vend bënë që ditën e djeshme në media të përflitej se Tayna dhe Noizy po bashkëpunojnë për një këngë të re. Megjithatë këto lajme rezultojnë të jenë të pavërteta dhe dyshja janë ndodhur rastësisht në të njëjtin vend.

Në fakt Tayna po përgatit diçka më të madhe. Menaxheri i saj, Rinor Hykolli ka treguar për “Iconstyle”, se reperja ka gati dy bashkëpunime ndërkombëtare, por pa zbuluar emra, ç’ka na bëri më shumë kuriozë.

Videoklipet e këtyre këngëve ende nuk janë xhiruar, për shkak të pandemisë. Menaxheri la të hapur mundësinë që në të ardhmen, Tayna, pse jo të bashkëpunojë edhe me Noizyn.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *