Në Spanjë janë të sigurtë, Sergio Ramos do të largohet nga Reali: Ka 20% shanse të qendrojë në Madrid

Në Spanjë janë të sigurtë, Sergio Ramos do të largohet nga Reali: Ka 20% shanse të qendrojë në Madrid

Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit. Kapiteni spanjoll ka një kontratë me madrilenët që përfundon me mbylljen e sezonit, ndërsa deri më tani nuk ka ende lajme rreth rinovimit të tij.

Për të zbuluar më shumë se çfarë do të bëjë mbrojtësi ka menduar shkrimtari Cristobal Soria që është një mik i Ramosit. I ftuar në emisionin “El Chiringuito”, ai foli për të ardhmen e mbrojtësit duke zbuluar se ka vetëm 20% shanse që Ramos të qendrojë në Madrid.

“Unë e njoh dëshirën e Ramos, ai dëshiron të qëndrojë në Real Madrid, por e shoh më shumë jashtë se brenda. Përqindjet? Për mua ka 20% shans për të qëndruar. Është një situatë e komplikuar dhe Perez nuk e ka kuptuar ende që Sergio Ramos do të jetë i lirë të nënshkruajë për një ekip tjetër të madh evropian brenda 48 ditësh. Është e pabesueshme sepse ne po flasim për një lojtar që performanca e tij sportive nuk diskutohet. Ai është më i fortë sot sesa në moshën 25-vjeçare”, u shpreh Soria.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *