Objektivi Kante, Inter sakrifikon një yll për francezin

Objektivi Kante, Inter sakrifikon një yll për francezin

U përfol shumë për një kalim të Ngolo Kante nga Chelsea te Interi, por nuk ndodhi në merkaton e kaluar. Në këto kushte, fokusi është te merkato e janarit, me zikaltërit që duhet të plotësojnë kushtet ekonomike.

Fillimisht, drejtuesit zikaltër duhet të shesin Eriksen, për të patur në dispozicion të gjtha paratë e nevojshme. Trajneri Conte nuk e preferon danezin e mesfushës, pasi e ka aktivizuar shumë pak, ndaj shitja nuk mbetet një problem.

Ngolo Kante është objektivi kryesor i Interit, me zikaltërit që duan t’i japin kuptim luftës për titull. Ajo që jep më shumë besim se gjërat do shkojnë me sukses është fakti se francezi nuk i ka marrëdhëniet mirë me Chelsea, me krisjet e fundit që duket se do jenë përfundimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *