Këngëtari i dashur për publikun, Klajdi Haruni, ka zbuluar së fundmi se është i dashuruar. Madje ai ka zbuluar se edhe kush është vajza në jetën e tij.
Haruni ka publikuar në “Instastory” një fotografi, ku ai shfaqet krah të dashurës, me të cilën kishte zgjedhur të kalonte një ditë të qetë në natyrë e larg zhurmës së qytetit.
Poza në fjalë është realizuar shumë larg çiftit dhe për këtë arsye është e pamundur që të dallohet identiteti i saj. Megjithatë, këngëtari i “Threedots” ka vizatuar një zemër të bardhë krahas postimit, duke na bërë kuriozë.