Një nga çështjet më të nxehta në shtëpinë e Milanit është Franck Kessie.
Mesfushori preferohet nga trajneri Pioli, por nuk është gjetur akoma akordi për rinovimin. Gjithsesi,sipas Milannews, drejtuesit kuqezi kanë vendosur t’i plotësojnë të gjitha kërkesat ekonomike, në mënyrë që të vazhdohet me bashkëjetesën.
Synohet një kontatë e re 5 vjeçare, e cila do largonte një herë e mirë zërat për një largim të mundshëm.
Çështje të rëndësishme te Milan janë edhe ajo e portierit Donnarumma, apo edhe mesfushorit turk Hakan Çalhanoglu.