S’ka paqe për Interin, tjetër lojtar infektohet me Coronavirus pas ndeshjeve me Kombëtaren

S’ka paqe për Interin, tjetër lojtar infektohet me Coronavirus pas ndeshjeve me Kombëtaren

Futbolli italian është bërë vatër e infektimit nga Covid-19, teksa te Inter edhe Aleksandër Kolarov ka rezultuar pozitiv.

Serbi ishte në grumbullim me Kombëtaren, ndërsa nuk u lejua të zbriste në fushë para dy ditësh, zyrtarisht prej një dëmtimi.

Pas testit të kryer, lojtari doli pozitiv me Coronavirus duke shtuar “dhimbjet e kokës” për trajnerin Conte.

Te Inter më parë ishte infektuar edhe Brozovic, teksa edhe Gagliardini u kthye në shtëpi nga kombëtarja italiane pas simtomave dhe dyshimeve për Covid-19.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *