Morën kreun e grupit, lojtarët e Kombëtares kuqezi ”mbulohen në ar”

Morën kreun e grupit, lojtarët e Kombëtares kuqezi ”mbulohen në ar”

Shqipëria ia doli të dilte e para në grupin e vet në Ligën C, teksa mposhti 3-2 Bjellorusisë. Ndeshja pati një ritëm të lartë, me tanët që treguan se sa vlejnë.

Në këto kushte, kuqezinjtë do ”fusin në xhep” hiç më pak sesa 1.25 milionë euro, për shkak se e mbyllën të parët. Shifër e konsiderueshme kjo, duke patur parasysh faktin që nuk kemi të bëjmë me një Kombëtare të madhe.

Nga edicioni i ardhshëm, Shqipëria do kalojë në ligën B, ku do ketë përballe ekipe akoma më të forta. Gjithsesi, deri atëherë le të shijojmë këtë fitore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *