Champions/ PSG mp osht Man United, dra.ma tike situata në grupin H

Champions/ PSG mp osht Man United, dra.ma tike situata në grupin H

Paris Saint Germain e ka fituar përballjen direkte me ndaj Manchester United e cila u luajt gjatë ditës së djeshme. Francezët mposhtën 3-1 “Djajtë e Kuq” në ndeshjen e vlefshme për javën e 5-të në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve.
PSG e nisi mirë takimin, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6’ me golin e Neymar. Marcus Rashford ktheu në lojë Manchester Unitedin, duke shënuar për 1-1, në minutën e 32’.
Në minutën e 69’, miqtë nga Parisi rikthyen avantazhin, kur shënoi mbrojtësi Marquinhos. Për Manchester Unitedin gjërat u bënë edhe më keq, kur mesfushori Fred u ndëshkua me karton të kuq.
Me një lojtar më tepër në fushë, PSG shënoi edhe golin e tretë për 1-3, me anë të Neymarit në minutën e 91’.
Grupi H ndodhet në një situatë të ndërlikuar pasi 3 skuadra janë me pikë të barabarta. Manchester Unitedin, PSG dhe RB Leipzig kanë siguruar 9 pikë dhe luftojnë për tu kualifikuar në raundin tjetër të Championsit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *