Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor.

Shqipëria investon sot më pak se çdo vend tjetër për kujdesin shëndetësor.

Prandaj numri i mjekëve për frymë në Shqipëri është më i ulëti. Kjo është arsyeja pse pagat e mjekëve tanë, që tani po luftojnë në vijën e parë kundër pandemisë, janë më të ultat. Ata që e vuajnë këtë në kurrizin e tyre janë shqiptarët, të cilët paguajnë fatura të shtrenjta për ilaçet dhe trajtimin mjekësor.
Nuk ka pse të vazhdohet kështu. Ne mund dhe duhet të investojmë më shumë në shëndetësi. Ne mund ti paguajmë më mirë mjekët dhe infermierët tanë dhe mund të shtojmë numrin e tyre. Ne mund të rimbursojmë më shumë për ilaçet dhe ti bëjmë të përballueshme për të gjithë. Të gjitha këto mund të bëhen.
Për 7 vite Rama i la në baltë shqiptarët me premtime të pambajtura si ai për shëndetësinë falas. Boll më. Nuk mund të vazhdohet më kështu. Bashkë do ta largojmë të keqen dhe do të sjellim ndryshim dhe shpresë të re për Shqipërinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *