Nuk po shkëlqen në Gjermani, një skuadër italiane kërkon rikthimin e Piatek në Serie A

Nuk po shkëlqen në Gjermani, një skuadër italiane kërkon rikthimin e Piatek në Serie A

U cilësua si një nga sulmuesi më të talentuar në Europë, por Krzysztof Piatek ka humbur tërësisht nga harta e golashënuesve. Polaku nuk po kalon aspak një moment të mirë dhe me transferimin e tij në Gjermani duket se gjërat po shkojnë akoma edhe më keq.

Në janarin e kaluar la Milanin për të frmosur me Hertha Berlin e këtë sezon ka luajtur në 9 ndeshje, ndërsa ka shënuar vetëm një gol, shumë pak për një lojtar nga i cili pritet shumë.

Skuadra gjermane është gati të heqi dorë dhe të lejojë largimin e tij, ndërsa skuadra e Fiorentinës kërkon rikthimin e tij në Serie A. Në merkaton e janarit, Fiorentina do të tentojë për të firmosur me polakun duke shpresuar që me rikthimin në Itali do të rikthehet edhe shkëlqimi I tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *