Raportet e këngëtares Tuna Sejdi dhe muzikantit Patris Berisha nuk janë të mira. Kjo vihet re bazuar në disa detaje të fundit, madje thuhet se dyshja janë ndarë përfundimisht.
Ishte Tuna ajo e cila përveç se e hoqi mbiemrin Berisha nga llogaria e saj në Instagram, e ka hequr edhe tek ajo e djalit.
Ishte Robert Berisha, vëllai i Patrisit, i cili reagoi më pas nëpërmjet një postimi në Instagram ku shkruante Tian Berisha, ndërsa të gjithë e prisnin reagimin e babait të Tianit.
Patrisi ka publikuar një video ku ka treguar se nuk i ka pëlqyer aspak veprimi i Tunës.
Ai e ka postuar një video në të cilën shihet me djalin Tianin dhe pranë postimit ka theksuar se mbiemri i tij është Berisha. “Tian Patris Berisha ”, ka shkruar Patrisi në Instagram.