Do të largohet nga Dortmund në fund të sezonit, në Spanjë zbulojnë shifrën për blerjen e Haaland

Do të largohet nga Dortmund në fund të sezonit, në Spanjë zbulojnë shifrën për blerjen e Haaland

Erling Haaland është një nga sulmuesit më në formë të momentit në Europë. Sulmuesi norvegjez ka shkëlqyer me Dortmund edhe këtë sezon, ndërsa janë të shumta skuadrat që e kërkojnë.

Mediat spanjolle kanë zbuluar se Haaland do të largohet në fund të sezonit nga Gjermania e madje kanë zbuluar edhe shifrën që është vendosur nga Dortmund.

Skuadra gjermae kërkon minimalisht 75 milionë euro për kartonin e tij. Kjo është shifra që agjenti Mino Raiola dhe klubi verdhezi kanë rënë dakort pas mbarimit të vitit të dytë të lojtarit në Gjermani.

Bayern Munche, Juventus apo edhe Real Madrid janë disa nga skuadrat që në merkaton e verës do të tenojnë afrimin e bomberit norvegjez.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *