Largimi i Rashicës në janar, drejtori sportiv i Werder Bremen e thotë troç

Largimi i Rashicës në janar, drejtori sportiv i Werder Bremen e thotë troç

Milot Rashica nuk do largohet nga Werder Bremen në janar. Ky ka qënë lajmi që ka dhënë drejtori sportiv i klubit gjerman, Frank Baumman për Bild.

24 vjeçari u përfol shumë për një largim në merkaton e fundit, madje në ditën e fundit vetëm mungesa e koëhs për shkëmbimin e dokumenteve bëri që ai të mos ishte një lojtar i Leverkusen. Kosovari nuk ka kaluar një periudhë të mirë, teksa dëmtimet e kanë penguar mjaft.

“Unë do të përjashtoja largimin e të gjithë lojtarëve tanë në dimër”, tha Baumman. Rashica është pjesë e Werderit që nga viti 2018, periudhë në të cilën vinte nga ekipi i Viteësses.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *