Interi u eleminua nga Europa duke barazuar pa gola 0-0 ndaj Shahktar në “San Siro”. Zikaltërit nuk arritën dot që të kalonin as në Europa League pasi u renditën në vendin e fundit. Gjatë ndeshjes së mesjavës në Champions League kishte edhe një episod me Lukakun që shpëtoi portën e Shakhtar në minutën e 89-të.
Sanchez gjuajti me kokë me topin që po shkonte drejt portës, por sulmesi i Interit në mënyrë të pavullnetshme ndali goditjen. Për këtë rast, Shahktar është tallur me Interin në rrjetet sociale duke e komentuar se Lukaku i shpëtoi nga goli në minutën e 89-të.
“Romelu Lukaku na shpëtoi në minutën e 89-të në ndeshjen Inter-Shahktar”, shkruan klubi ukrainas në postim.