Stresi thirrje Ramës nga arratia: Dorëzo Ardi Veliun ose do të vijmë në Surrel

Stresi thirrje Ramës nga arratia: Dorëzo Ardi Veliun ose do të vijmë në Surrel

Reperi Arkimed Lushaj nuk ndalet me thirrjet për dorëheqjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Në një video në Instagram nga arratia në Kosovë, ai thotë se sot “gjallë a vdek” do jetë në protestën që do organizohet në Tiranë dhe i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ngrihen për të protestuar.

Ndërkaq, Stresi bën dhe një paralajmërim për kryeministrin Edi Rama.
“Rama dorëzo Ardi Veliun, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel”, dëgjohet të thotë Stresi në video.

Deklarata e Stresit:

“Shkodra zemra jeme jeni ma të mirët. I bëj thirrje kukësit, shkodër, Tropoja jeme cohuni sot o kurrë.

Ne jemi nis se si do vijmë sot në Tiranë gjallë a vdek nuk e di por na pritni në protestë sot do jem aty 100% me djemtë prej Kosove e Maqedonie.

Rezistoni sa të vijmë dhe ne amaneti i Zotit mos u dorëzoni. Shkodra, Tropoja, Vlora, Saranda, çohuni tanë se do vijmë sot, i bëj thirrje tanve nëse nuk e dorëzon, Rama dorëzo Ardi Veliun, nëse nuk e dorëzon kukullën tane ka me tu djeg edhe shpia jote në Surrel. Mafiozin më të madh, unë kaq po të therm Rama dorëzo Ardi Veliun se do vijmë në Surrel pasha këtë Zot”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *