Granit Xhaka nuk do largohet nga Arsenali në janar. Ky ka qënë vendimi i marrë nga trajneri Arteta, sipas medieve angleze.
Edhe pse ishte përfolur shumë për një largim, si duket, një gjë e tillë nuk do ndodhë.
Mesfushori shqiptar është një nga më të mirët te ekipi londinez. Sa herë i është dhënë mundësia, ai ka treguar vlerat e veta.
Arsenali synon kualifikimin në Champions League këtë sezon. Nëse do ia dalë apo jo, na mbetet të presim e të shohim.