Almir Kryeziu: Përkundër se ishte vit jo i zakonshëm, ne ia dolëm GB

Futbollisti i Arbërisë së Dobrajës, Almir Kryeziu, këtë vit regjistroi një nga vitet më të mira në karrierë.

Forma e mirë me klubin nga Lipjani, detyroi selektorin e kombëtares U21, Rafet Prekazi që ta ftojë në ndeshjet kualifikuese, me ç’rast ishte një nga më të dalluarit, përcjell GazetaBlic.

Ish-anëtari i Rahovecit, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se përkundër vështirësive të këtij viti jo të zakonshëm, ai dhe skuadra e tij ia dolën.

Në fund fare ai u uroi të gjithëve vitin e ri kalendarik, 2021, por në veçanti tifozëve të Arbërisë.

Pavarsisht qe ishte nje vit shume sfidues dhe jo i zakonshem per te gjithe ne, ne ja dolem gjithsesi.
Per mua personalisht ishte viti i sukseseve ne aspektin profesonal, dua ti falenderoje nga zemra te gjithe bashklojtaret e mije te klubit KF Arberia, kolget ne ekipet tjera te futbollit, dhe faleminderit shokve tek perfaqesuesja e Kosoves U21 ku u bera pjese. Faleminderit shokeve te mi per gjithe mbeshtetjen dhe rrugen qe e beme bashk. Uroj per secilin nga ju ne vitin 2021 shendet dhe suksese. Futbolli eshte me shume se sa thjeshte nje sport, ne jemi ketu per te kontribuar mbi te gjitha per gjeneratat e reja, te jemi model i mire per ta.
Urime vitin e ri 2021 te gjitheve, veçanarisht tifozave te kf Arberia.
I juaji
Almir Kryeziu

https://www.facebook.com/almir.kryeziu.1441/posts/460189608709641

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *