Arteta e konfirmon, Mustafi largohet në Janar GB

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta e ka pranuar se skuadra do të pësojë ndryshime në janar.

Sipas tij shumë emra të njohur do të largohen, teksa në mesin e tyre është përmendur edhe Shkodran Mustafi, përcjell GazetaBlic.

28 vjeçari nuk ka kaluar edhe aq momente të mira muajve të fundit, shpeshherë madje duke u lënë edhe në bankën rezervë.

Përshëndetj me skuadrën duket të jetë opsion i mirëseardhur edhe për të, ndërsa mbetet të shihet se cili do të jetë destinacioni i radhës. Kujtojmë, nga ekipet e interesuara për të nënshkruar me të është Barcelona.

Sokratis, Shkodran Mustafi, William Saliba dhe Calum Chambers pritet të largohen, ndërkohë që Mesut Ozil thujet se do të qëndrojë deri në fund të sezonit.

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *