Becky Hammon, kryetrajnerja e parë në histori të NBA GB

Los Angelos Lakers mposhti San Antonio Spurs në kuadër të xhiros së pestë të edicionit të rregullt të NBA, ani pse për “Spurs” kjo ishte vetëm ndeshja e katërt.

Vendasit triumfuan 121 – 107, me yllin LeBron James që ishte kryefjala e duelit, me të cilin edhe hyri në histori, duke u bërë njeriu i parë në histori të NBA që regjistron pikë dyshifrore në 1000 ndeshje radhazi, përcjell GazetaBlic.

LEXO EDHE: Një tjetër ndeshje, një tjetër rekord për yllin LeBron James

Por, rekordi i James nuk ishte i vetmi i thyer mbrëmë. Kjo pasi, ndihmës-trajnerja e San Antonio Spurs, Becky Hammon bëhet gruaja e parë që udhëheq një skuadër në kampionatin më të fortë të basketbollit në rruzull.

Pas përjashtimit të trajnerit aktual të “spursave”, Gregg Popovich, 43 vjeçarja mori rolin e trajneres së parë, për të shënuar kështu ndoshta mbrëmjen më të bukur në karrierën e saj të deritanishme.

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *