FSK-ja në misione të përbashkëta me Gardën Kombëtare të Ajovës GB

Zyra e Kryeministrit të Kosovës njofton se FSK së bashku me Gardën Kombëtare të Ajovës është miratuar vendimi për misione të përbashkëta.

Vendimi do i procedohet Kuvnedit për këtë vendim, përcjellë Gazeta Blic.

Ky vendim është mbështetur në memorandumin e Qeverisë së nënshkruar me Ambasadën e SHBA-së.

Njoftimi i plotë nga kryeministria:

Në bazë të ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për bashkë-dërgimin e kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Ky vendim do t’i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës me propozimin për dërgimin e kontigjentit të FSK-së në misione për mbështetje të stabilitet rajonal dhe operacioneve paqeruajtëse, nën Komandën Qendrore Amerikane.

Vendimi mbështetet në memorandumin që Qeveria e Republikës së Kosovës e ka nënshkruar me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misione jashtë vendit bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *