Hoxhaj: Po rrezikohet zhbërja e shtetit, PDK-ja garancë për të ndalë degradimin! GB

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër nga ky subjekt politik ka marrë mbështetjen edhe nga Këshilli drejtues i PDK-së për t’i prirë listës në këto zgjedhje, shkruan Gazeta Blic.

“U zotova se bashkë, do të jemi besimplotë e syçelë për të mbrojtur Kosovën nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme. Ajo që është ma e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes ndaj dy akterëve kryesorë të shtetësisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli” shkruan Hoxhaj në Facebook.

Tutje Hoxhaj thekson se vetëm PDK-ja është garancë e fortë që mund ta ndalë degradimin.

Postimi i plotë:
I nderuar me mbështetjen që mora sot nga Këshilli Drejtues i PDK-së për t’i prirë fitores së re të partisë që doli nga populli dhe lufta çlirimtare. I dha vendit qeverisjen më të mirë dhe zhvillimin. U zotova se bashkë, do të jemi besimplotë e syçelë për të mbrojtur Kosovën nga rreziqet e brendshme dhe të jashtme. Ajo që është ma e dhimbshme dhe absurde, po rrezikohet edhe zhbërja e shtetit, sidomos pas goditjes ndaj dy akterëve kryesorë të shtetësisë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli.
Në këtë gjendje të krijuar, vetëm PDK është garancë e fortë që do të ndalë degradimin! Dhe PDK do ta bëjë këtë! #PDK?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *