“Intelektualët” ndihmojnë disa familje në nevojë me pako ushqimore GB

Në ditën e fundit të këtij viti, “Intelektualët” kanë treguar zemërgjerësinë e tyre.

Tifogrupi që mbështet Dritën e Gjilanit ka marrë rrugën për t’i ndihmuar familjet në nevojë.

Tifozët gjilanas ndihmuan 11 familje me pako ushqimore.

Njoftimi i plotë i tifogrupit nga Gjilani:

“Sot me rastin e festave të fundvitit përsëri morëm rrugën për të i ndihmuar familjeve me nevoje.
Iniciativa e Intelektualëve këtë radhë ndihmoj 11 familje me pako ushqimore, me shpresën që sadopak të ju kemi ndihmuar në këto ditë të vështira atyre që kanë nevojën për djemt e qytetit.
Jemi 12 dhe nuk do të ndalemi kurrë, urime festat nga Intelektualët 1998 ë
#intelektualët1998”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *