Kjo është 11-shja me futbollistët më të mirë të vitit në Serie A sipas “WhoScored” GB

Portali i statistikave në futboll, “WhoScored” ka publikuar 11-shen më të mirë të këtij viti që po e lëmë pas në Serie A.

Sipas këtyre të dhënave, Milani përfaqësohet me katër futbollistë, Juventusi me dy sosh, kurse Lazio, Cagliari, Sassuolo, Atalanta e Udinese me nga një, përcjell GazetaBlic.

Padyshim se ai që ia vlen të përmendet është Zlatan Ibrahimovic. Suedezi, në janar të këtij viti zbarkoi për herë të dytë në San Siro, teksa doli të ishte transfer më se i qëlluar.

Përveç formës së mirë në fundedicionin e kaluar, Milani në fillim të sezonit 2020/2021 ka shkëlqyer, duke befasuar të gjithë. Momentalisht kryeson renditjen tabelare, me një pikë më tepër se rivali lokal, Interi.

Portier:

Cragno (Cagliari)

Mbrojtës:

Cuadrado (Juventus)

Acerbi (Lazio)

Kjaer (Milan)

Theo Hernandez (Milan

Mesfushorë:

De Paul (Udinese)

Gomez (Atalanta)

Calhanoglu (Milan)

Sulmues:

Berardi (Sassuolo)

Ronaldo (Juventus)

Ibrahimovic (Milan)

/GazetaBlic/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *