Kosova ndihmon me 100 mijë euro Kroacinë pas tërmetit GB

Qeveria e Republikës së Kosovës ka marrë vendim për ndarjen e një ndihme për shtetit e Kroacisë pas tërmetit që e goditi ditë më parë.

“Sot, Qeveria Republikës së Kosovës, ka miratuar edhe kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e Republikës së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend”, është shprehur Kryeministri në deytrë, Avdullah Hoti.

“Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë, në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend”.

Kroacia falënderon Kosovën për ndarjen e 100 mijë eurove

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *