Ngjarje tragjike: Shqiptari vret të dashurën dhe motrën e saj GB

Një 59-vjeçar, ka vrarë bashkëjetuesen dhe motrën e saj.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur kryeqytetin shqiptar në ditën e fundit të vitit 2020.

59-vjeçari Përparim Ademi ka qëlluar për vdekje bashkëjetuesen e tij dhe motrën e saj rreth 40 vjeç.

Ishte ora 10:12 minuta, kur Ademi qëlloi me breshëri automatiku drejt dy motrave që gjendeshin në katin e tretë të një pallati në zonën e Astirit. Pas krimit ai është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

“Vetëm dy orë ka zgjatur arratia e 59-vjeçarit Përparim Ademi që ekzekutoi me breshëri kallashanikovi motrat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani. Shkak për ngjarjen e rëndë dyshohet se është bërë një konflikt mes autorit dhe bashkëjetueses së tij Zhaneta Metani, pasi kjo e fundit nuk pranonte të vazhdonte me lidhjen”.

Kanë qenë banorët e zonës që kanë njoftuar policinë për ngjarjen, ndërsa krimi i rëndë ndodhi në prani të fëmijëve të mitur të një prej viktimave.

“Autori ka qëlluar disa herë me armë zjarri automatik. Armën e ka lënë në banesë dhe është larguar në këmbë pas pallatit nëpër lagje. Po marrim të gjitha provat, si dhe do të pyeten edhe dëshmitarët. Në vendngjarje kanë qenë edhe dy persona, që dyshohen të mitur 15 dhe 16 vjeç, që janë fëmijë të viktimës”.

Uniformat blu sekuestruar armën e zjarrit tip kallashnikov, që 59-vjeçari e la në banesën ku ndodhi edhe ngjarja e rëndë. Vetë autori në deklarimet paraprake para oficerëve është shprehur se vrasjen e kreu për xhelozi, ndërsa në pyetje pritet të merren edhe fëmijët e mitur të cilët kanë qenë prezent në momentin e ekzekutimit të dyfishtë./TV KLAN

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *