
Ditëlindja e 36 do të jetë në mbamendje për një kohë të gjatë për yllin e LA Lakers dhe të basketbollit, LeBron James.
“Mbreti” i basketbollit mbrëmë regjistroi një tjetër paraqitje të jashtëzakonshme, për të shënuar edhe një rekord të ri, përcjell GazetaBlic.
Ai ka arritur në kuotën e 1000 ndeshjeve radhazi ku ka realizuar pikë dyshifrore, duke u bërë kështu lojtari i parë në histori të NBA që e arrin këtë shifër.
Herën e fundit kur James nuk arriti të shënonte të paktën 10 pikë në një ndeshje ishte më 5 janar 2007.
Sa ishte pjesë e Cleveland, atëbotë, James realizonte 8 pikë, 9 asistime e 5 kërcime në duelin përballë Milwaukee Bucks.
A scoring streak fit for a king. Congrats on making history, @KingJames ?? pic.twitter.com/NPRtaiG93Q
— Los Angeles Lakers (@Lakers) December 31, 2020
/GazetaBlic/