Shifër alarmante: 60 viktima nga Covid në 24 orët e fundit në Kroaci GB

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 60 viktima dhe 2.391 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19).

Rastet aktive arrijnë shifrën 8.899. Nga Mbrojtja Civile bëjnë të ditur se mes tyre 2.524 pacientë janë në trajtim ndërsa prej tyre 231 në respiratorë.

Që nga 25 shkurti kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci , janë shënuar 210.837 raste me koronavirus, nga të cilët 3.920 persona kanë humbur jetën ndërsa 198.018 janë shëruar, nga të cilët 1.733 në 24 orët e fundit.

Në vetëizolim aktualisht janë 22.010 persona. Deri më tani janë testuar 1.019.109 persona, nga të cilët 8.441 në 24 orët e fundit.​​​​​​​ /Top Channel/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *