Tahiri: Viti i ri duhet të jetë vit i kthesës historike GB

Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri ka shkruar për sfidat e këtij viti dhe për prioritetet e vitit të ardhshëm.

Tahiri përmes një postimi në Facebook e ka cilësuar vitin 2020 si tepër të ngarkuar me sfida, duke përmendur pandeminë. Por ai tha se pavarësisht humbjeve, do t’ia dalim dhe duhet të jemi më të fortë se kurrë.

“Dua të ndajë më ju një reflektim dhe urim. Nuk duhet ta humbim rastin për të thelluar procesin e rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga COVID-19 gjatë këtij viti që po e lëmë pas. Andaj, të bashkuar duhet të shtyjmë përpara idetë, projektet tona, çdo ditë, duke mos humbur kohë, mos t’i lëmë për nesër”, ka shkruar Tahiri.

“Viti 2021, duhet të shënohet si vit i kthesës historike në sferën ekonomike dhe në shërbimet për qytetarët. Kosova ka nevojë për një seri projektesh dhe investimesh të cilat janë burim i zhvillimit të qëndrueshëm. Andaj, në politikat tona duhet t’i fusim forcat e besimit dhe të ëndrrave për ndryshim, që Kosova të bëhet vendi më i mirë për ju, për fëmijët e mi dhe fëmijët tuaj”, ka shtuar ai.

Postimi i plotë i Tahirit:

Të dashur qytetarë,

Teksa 2020-ta po mbyllet, ishte një vit i ngarkuar dhe sfiduar me plot momente të vështira që na sprovuan durimin, u përballëm, dhe ende po përballemi, me situatën e krijuar nga pandemia me COVID-19. Situatë kjo që shkaktoi edhe me humbjen e më të dashurve tanë!

Përtej humbjes së jetëve që nuk mund t’i kthejmë, do t’ia dalim, pavarësisht se na ra në kurriz një situatë e tillë. Ndryshoi gjithçka, ndaloi ritmi, u detyruam të distancohemi nga njëri-tjetri, për të respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit, dhe reflektuam. Andaj duhet të jemi më të fortë se kurrë si vend e si shoqëri.

Dua të ndajë më ju një reflektim dhe urim. Nuk duhet ta humbim rastin për të thelluar procesin e rimëkëmbjes ekonomike dhe sociale të shkaktuar nga COVID-19 gjatë këtij viti që po e lëmë pas. Andaj, të bashkuar duhet të shtyjmë përpara idetë, projektet tona, çdo ditë, duke mos humbur kohë, mos t’i lëmë për nesër.

Viti 2021, duhet të shënohet si vit i kthesës historike në sferën ekonomike dhe në shërbimet për qytetarët. Kosova ka nevojë për një seri projektesh dhe investimesh të cilat janë burim i zhvillimit të qëndrueshëm. Andaj, në politikat tona duhet t’i fusim forcat e besimit dhe të ëndrrave për ndryshim, që Kosova të bëhet vendi më i mirë për ju, për fëmijët e mi dhe fëmijët tuaj.

Do t’i kujtojmë momentet dhe vështirësitë që kaluam gjatë vitit 2020, të cilat duhet t’i kthejmë në forcë për të ardhmen. Viti i Ri po afron dhe kjo mundësi e re për të arritur qëllime, sfida dhe ndryshime të reja është gjithmonë e mirëpritur nga të gjithë. Familja dhe miqtë bëhen edhe më të dashur në një festë si kjo, ndaj edhe meritojnë mesazhet më të bukura për Vitin e Ri. Por, duhet të kemi kujdes edhe pak, sepse ende nuk e kemi mposhtur tërësisht virusin, jemi në kohë pandemie!

Shëndet, mbarësi për ju dhe familjet tuaja, si dhe shumë suksese në të gjitha drejtimet!

Gëzuar 2021, me shpresën për një vit të mbarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *