Tronditet Tirana: Vriten dy motra në banesën e tyre, autori shtetas maqedonas GB

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar ditën e sotme në Tiranë.

Dyshohet për dy viktima të gjinisë femërore që ishin motra me njëra-tjetrën.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Astirit në rrugën “Astrit Dushi”.

Autori mësohet se është i dashuri i njërës prej viktimave dhe është shqiptar nga Maqedonia e Veriut i identifikuar si Përparim Tela.

Ai është larguar menjëherë nga ngjarja, ndërkohë që policia është vendosur në ndjekje të tillë.

Kanë nisur menjëherë hetimet në lidhje me ngjarjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *