
Futbollisti i Arsenalit, Sead Kolasinac do të transferohet te Schalke gjatë mini-afatit kalimtar të Janarit.
Përfaqësuesi boshnjak kaloi pesë vite te skuadra nga “Der Gelsenkirchen”, teksa do të rikthehet sërish aty, ku u kalit, përcjell GazetaBlic.
Këtë e ka konfirmuar vetë ekipi londinez përmes një komunikate zyrtare.
27 vjeçari i lindur në Karlsruhe, do të kalojë në “Arena auf Schalke” nga data 4 Janar, atëherë kur edhe hapet zyrtarisht merkatoja e dimrit.
? Sead Kolasinac has agreed to join Bundesliga side Schalke on loan for the remainder of the season
— Arsenal (@Arsenal) December 31, 2020
/GazetaBlic/