Ardian Gjini synon edhe njëmandat si kryetar i Gjakovës GB

Ardian Gjini synon edhe një mandat si kryetar në Komunën e Gjakovës, njofton Gazeta Blic.

Këtë ai e tha gjatë një interviste për KP, duke deklaruar se po pergatiten për t’ia arritur këtij qëllimi.

“Nëse rrethanat janë çfarë janë deri më tani, unë po përgatitem të nxjerrë edhe kandidaturën e dytë, po përgatitem edhe me plan, me kolegë dhe me sistem. Gjithë duhet të përgatitemi. Tani mbajtja e zgjedhjeve nacionale na vënë në pauzë të paktën për një kohë të shkurtër sepse të gjithë ne duhet të orientohemi nga zgjedhjet nacionale dhe besoj që do të dalim mirë në Gjakovë, besoj që do të dalim shumë mirë. Po përgatitemi për dy palë zgjedhje, nuk i kemi pritur por po përgatitemi”, tha Gjini.

Ardian Gjini i kishte fituar zgjedhjet në 2017, duke e larguar nga pushteti Mimoza Kusari-Lilën e cila kishte fituar më 2013 kundrejt Pal Lekajt.

Gjakova është njëra nga shtatë komunat që drejtohen nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *