Arrestohet personi që theri 18 vjeçarin në Prizren GB

Gjatë ditës së sotme një 18 vjeçar është ther me thikë në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren.

Ndërsa tani policia ka njoftuar se i njëjtë është arrestuar.

Bëhet e ditur se ai pasi ka kryer therjen ndaj 18 vjecarit, në lagjen Ortakoll ka kryer edhe dy vjedhje.

Raporti i policisë:

Sot me datë 01 janar 2021, rreth orës 17:00 në rrugën “Remzi Ademaj” kishte ndodhur një rast lëndim i rëndë trupor, ku si pasojë e lëndimit nga thika një viktimë i moshës 18 vjeqare është dërguar në spitalin rajonal në Prizren për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshimti ishtë larguar nga vendi i ngjarjes.

Ne vazhdën e veprimeve hetimore nga hetuesit në Prizren në lidhje me këtë rast jemi informuar se i dyshimti i rastit është E. B i lindur në vitin 2003 , i njëjti është arrestuar.

Motivi i zënkës se lëndimit trupor sipas hetimeve fillestare është fjalosja për motive të dobëta.

I dyshimti ishte i njohur për policinë për vepra kriminale dhe në bazë të informatave i njëjti pas rastit të lëndimit trupor po sot ka vazhduar edhe me dy vjedhje ne lagjen Ortakoll në Prizren ku gjatë kërkimit është hasur nga policet hetues, kurse po i njëjti vitin e kaluar ka qene i arrestuar për disa raste vjedhjeve në Komunën e Prizrenit.

Sektori Rajonal i Hetimeve se bashku me Sektorin e Hetimeve te Stacionit policor në Prizren është në zhvillim të procedurave hetimore nën udhëheqjen e Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *