Bayern Munich mbret i statistikave në Gjermani GB

Bayern Munich arriti të mbyllte vitin në vendin e parë të tabelës falë fitores në ndeshjen direkte nga Leverkuseni.

Skuadra e Hansi Flick jo pa qëllim mund të quhet më e mira në Bundesligë, jo vetëm për vitin 2020 por edhe për gjysmën e parë të sezonit. Statistikat flasin për kampionët të cilët kryesojnë tabelën e golashënuesve me Robert Lewandowskin që ka lënë pas Erling Haland ashtu si dhe atë të asisteve.

Thmas Muller është i pari në listë. “Bundesliga.de” ka bërë një përmbledhje të plotë të gjysmës së sezonit 2020-2021. Nuk mungojnë edhe statistikat për klubet ku bie në sy golavarazhi i lartë i Bayernit i cili në këtë fillimsezon ka shënuar plot 39 gola, pas tyre vjen skuadra e Leverkusenit me 28.
bajern

Ndërkohë skuadra që ka goditur më shumë portën është ajo e Dormtundit, plot 196 herë kanë tentuar verdhezinjtë portën kundërshtare duke thyer një rekord. Ekipi që ka marrë më shumë 11-metërsha në këto 13 javët e para është Gladbahu me 6.

Zotërimi i topit i takon Dortmundit që mesataren e qarkullimit të sferës e ka 60%. Frankfurti është skuadra që është ndëshkuar më shumë herë me karton të verdhë, plot 37 herë.

Skuadra më e shpejtë janë kampionët në fuqi. Lojtarët e Bayernit kanë kryer 3274 sprinte në total në 13 ndeshje e zhvilluara në kampionat. Pas tyre vjen Wolfsburgu me 3222 sprinte.

Gjithsesi, ky është vetëm fillimi i sezonit me pjesën tjetër që pritet në nisë më datë 3 janar. Bajerni i Mynihut është pa dyshim skuadra për t’u mundur edhe në 2021-in.

Ndërkohë të cilësuar si rivalë kryesorë për titull me bavarezët janë verdhezinjtë nga Dortmundi. Edhe pse për momentin ata ndodhen në vendin e pestë me 22 pikë por fakti që në përbërje kanë lojtarë cilësorë i bën ata të jenë skuadra që mund të përballet direkt me Bajernin për fronin e Bundesligës. Gjithsesi kjo mbetet për t’u parë pasi skuadra nga Mynihu vazhdon të jetë një forcë e madhe në Gjermani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *