Bilanci tragjik i Covid-19: 2020 merr me vete mbi 1,8 milionë viktima GB

Ka kaluar 1 vit nga lindja e virusit më vdekjeprurës i dekadave të fundit, COVID-19.

Mbi 1,8 milionë viktima nga koronavirusi, po merr me vete 2020 ndërkohë që po kalon ditën e saj të fundit në tokë.

Shifra totale e infektimeve në të gjithë botën që nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi ka shkuar 83,208,856.

Sipas të dhënave nga worldometer numri i pacientëve të shëruar nga virusi është 59,019,854.

Vendet të cilat kanë numrin më të lartë të rasteve dhe viktimave nga koronavirusi dhe si pasojë kanë pësuar goditjet më të rënda socio-ekonomike janë SHBA e cila kryeson prej kohësh “listën e zezë”, India, Brazili, Rusia, Franca, Anglia, Turqia dhe Italia.

Së fundmi në Britaninë e Madhe është shfaqur një variant i ri I COVID-19 i cili sipas shkencëtarëve ka një shpejtësi në përhapje, por mendohet se ka pasoja më pak të rrezikshme, ndërkohë që fëmijëve dhe të rinjtë janë përçuesit kryesor.

Si pasojë i zhvillimeve të fundit shtetet kanë ndërmarrë masa të reja izoluese edhe shtrënguese duke mbyllur kufijtë me Britaninë e Madhe.

Sipas ekspertëve, mendohet se edhe varianti i ri mund të luftohet nëpërmjet vaksinave të dala në treg për të mposhtur COVID-19. Megjithatë shefi ekzekutiv i BioNTech / Pfizer ka thënë se nëse vaksina do të duhet të ndryshojë atëherë brënda 6 javëve ajo do të jetë gati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *