Deputeti i AAK-së thotë se do të kandidojë për kryetar të Istogut GB

Deputeti i Aleancës për Adhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka folur edhe rreth kandidaturës së tij për kryetar të Istogut.

Ai në një intervistë ka shtuar se edhe në këto zgjedhje nacionale do të kandidojë për deputet e pastaj do të merret me fushatën e tij për kryetar të Istogut.

“Unë do të kandidoj kësaj radhe për deputet, e kom pas një numër të madh të përkrahësve. Pastaj Do të vazhdoj me fushatën time deri në tetor kur janë zgjedhjet komunale, e kom borxh me kandidu për Istogun për me nxjerr prej asaj vorbulle dhe zymtësie që ka ndodh”, tha Berisha për Telegrafin.

Ai shtoi se ka vite që në komunën e Istogut nuk është bërë asgjë.

“Ka vite që aty nuk bëhet asgjë, qytetarët përballen me probleme të njëjta. Do të kandidoj me i fitu zgjedhjet për mi zgjedh këto probleme”, u shpreh Berisha

Vjosa Osmani zbulon moton e fushatës

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *