Deri në muajin nëntor në QKUK janë lindur 8,348 fëmijë GB

Gjatë vitit 2020 Klinika e Gjinekologjisë është përballur me një situatë krejtësisht të re siç është pandemia, kështu ka thënë drejtori i kësaj klinike, Jakup Ismajli.

Ismajli theksoi se Covid-19 nuk e ka kursyer as personelin shëndetësor duke bërë që të ketë mungesë të stafit kohe pas kohe për shkak të pandemisë.

“Sfidë përpos klinikës së gjinekologjisë ka qenë edhe pandemia e cila është një sëmundje e befasishme e pa studiuar mirë. Covid-19 nuk e ka kursyer as personelin shëndetësor, kështu që kemi pasur një numër të madh të personelit të mjekëve me Covid-19″, tha Ismajli për Ekonomia Online.

“Mungesa e numrit të madh të personelit normalisht që ka shkaktuar kohë pas kohe mungesë të stafit mirëpo jemi mobilizuar me kujdestari shtesë me transferin e personelit nga një repart në tjetrin kështu që nuk është vërejtur mungesa e shërbimit shëndetësor”.

Gjinekologu Ismajli tregoi se në vitin 2019 ishin 9 461 lindje, përderisa deri në nëntor kanë pasur 8 348 lindje.

“Në vitin 2019 kemi pasur 9 461 lindje kurse tash kemi 8 348 lindje. Me fillimin e pandemisë kemi ndarë një repart me Covid-19, ku deri tash kemi pasur 91 pacientë të atakuar me Covid-19 gra shtatzëna prej tyre 16 kanë qenë lindje normale kurse 26 kurse pjesa tjetër janë trajtuar janë mjekuar dhe janë lëshuar për në shtëpi”.

Ai shtoi se janë duke punuar në renovimin e repartit i cili është i dedikuar për IVF, që Ismajli e po e shesh si prioritet për vitin tjetër.

“Nuk mund të themi që gjithçka është në rregull mirëpo prioritet i çdo gjinekologu është që viti që vjen të jetë sa më i mirë dhe me aparaturë më të mirë. Ne kemi insistuar që të fillojmë me repartin e IVF-së dhe janë duke punuar në renovimin e repartit i cili është i dedikuar për IVF, kështu që si prioritet për vitin 2021 fillimi i punës së IVF-së në Klinikën Gjinekologjike”.

“Kërkesat për vitin 2021 është se kemi premtime edhe shërbimi spitalor klinik universitar, por edhe nga ministria e Shëndetësisë që në ShSKUK do të jetë klinika e gjinekologjisë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *